Bishkek, 13 Qershor, NOA – Ndërsa bilanci i dhunës ndëretnike që ka pushtuar prej tri ditësh Kirgizistan ka shënuar deri tani sipas ministrisë së Shëndetsisë të paktën 97 të vdekur dhe mbi 1 200 të plagosur, ish presidenti kirgiz, Kurmanbek Bakiev, i përmbysur me revolta në prill ka mohuar të ketë gisht në dhunën e ditëve të fundit, që shpërtheu në jug të Kirgizisë.
Bakiev, i cili jeton në ekzil në Bjellorusi, i ka cilësoi si gënjeshtra të paturpshme thëniet mbi përfshirjen e tij, duke deklaruar po ashtu se qeveria e përkohshme ka treguar paaftësinë e vet për të ndalur dhunën në vend.
Organizata e njohur në mbrojtje të të drejtave Amnesty International ka lëshuar po sot një thirrje ku kërkon nga shteti i Kirgizistanit të mbrohet pakica uzbeke nga dhuna racore.
Amnesty International duke deklaruar se zbatimi i ligjit në Kigizistan nuk po siguron popullsinë, në veçanti atë uzbeke, AI kërkoi edhe nga vendet fqinje që të mos mbyllin kufijtë për valën e mundshme të refugjatëve.
mit/NOA