Konfindustria: Shqetësim Për Vonesat Në Kryerjen E Amnistisë Fiskale
TIRANË, 13 Qershor/ATSH/.- Konfindustria shprehu sot shqetësim për vonesat e ekzekutivit shqiptar në kryerjen e amnistisë fiskale.
"Vonesat kohore të kryerjes së amnistisë fiskale në Shqipëri kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e dukurisë së largimit të parave shqiptare në sasi jashtëzakonisht të mëdha jashtë vendit, në ngadalësimin e nismave investuese nga biznesi në ekonomi dhe në shtimin e prirjes e tërheqjes/mbajtjes së kursimeve të emigracionit të shumtë shqiptar nga bankat e huaja, pa i kthyer në atdhe", thuhet në njoftimin për shtyp të administratorit të përgjithshëm të Konfindustrias, Gjergj Buxhuku.
Shqetësimi vjen nga vendimi i qeverisë greke për fillimin e zbatimit me shpejtësi në Greqi të amnistisë për hyrjet në sistemin bankar të depozitave nga vendet e treta.
/a.s/f.n/