English

Kosovë/Ministri I Fsk-Së, Mujota Në Konferencën E Iemo Në Romë

PRISHTINË, 13 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota udhëton sot drejt Italisë për të marrë pjesë në Konferencën e Organizatës Ndërkombëtare për Menaxhimin e Emergjencave (IEMO). Sipas një njoftimi që dha sot ministria kosovare, konferenca e organizuar nga IEMO do të mbahet nesër në Romë, nën patronazhin e Parlamentit Evropian dhe Kryeministrit të Qeverisë dhe në të do të marrin pjesë institucione dhe personaliteteve nga Evropa e jashtë saj. /a.s/f.n/
KOMENTE