Moska Dërgon Përforcime Në Bazën E Saj Ushtarake Në Kirgistan
MOSKË, 13 qershor /ATSH-AFP/ - Një grup prej 150 parashutistësh rusë mbërritën sot në Kirgistan për të ruajtur bazën dhe personelin ushtarak në vendin e Azisë Qendrore, pas shpërthimit të dhunës ndëretnike që ka shkaktuar deri tani rreth 100 të vdekur, njoftuan sot autoritetet ruse.
''Me kërkesën e presidentit rus, Dmitri Medvedev, këto trupa janë dërguar për përforcime si edhe për të garantuar sigurinë e instalimeve ushtarake'', deklaroi zëdhënësja e presidentit, Natalia Timakova.
Baza ushtarake ruse ndodhet në Kant, në veri të Kirgistanit.
Dje, Rusia i akordoi një ndihmë humanitare Kirgistanit pas dhunës ndëretnike në vend, por jo asistencë ushtarake, kërkuar nga presidentja e përkohshme, Roza Otunbajeva./
a.jor.