English

Pernaska: Bllokmenët E Rinj Të Ps-Së Kundër Be-Së

TIRANE, 13 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratës së Partisë Socialiste, e cila një ditë më parë e quajti të "papjekur" qëndrimin e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Mevlut Cavushoglu, i cili i ka kërkuar opozitës shqiptare që lidhur me transparencën e zgjedhjeve t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e më pas Komisionit të Venecias, për interpretim. Në një deklaratë për mediat, deputetja Lajla Pernaska e cilësoi sulm ndaj Cavushoglu qëndrimin e PS-së, duke nënvizuar se "nuk përbën më një surprizë cilësimi i PS-së ndaj Cavushoglu, teksa ai e drejton opozitën në Gjykatën Kushtetuese për të gjetur përgjigje për transparencën e zgjedhjeve". "E quajnë të papjekur Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës sepse është pikërisht Këshilli i Europës që i kërkon Edi Ramës t'i drejtohet Komisionit të Venecias", tha Pernaska. Deputetja Përnaska deklaroi se "PD shpreh mbështetjen e plotë për të gjitha dokumentet e Asamblesë Parlamentare, Komitetit Presidencial për dekleratën e byrosë Parlamentare të Këshillit të Europës pasi ky është institucion kyç që ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Shqipërinë dhe nuk pranon që askush të dalë mbi ligjin dhe shtetin ligjor, siç kërkon në vazhdimësi të bëjë Edi Rama". Sipas saj, bllokmenët e rinj të Partisë Socialiste janë kundër Bashkimit Europian dhe kërkojnë bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë. /k.sh/
KOMENTE