English

Pronari i një kompanie duralumini plagoset me pistoletë

Tiranë, 13 Qershor 2010 NOA – Në gjendje kritike për jetën ka përfunduar në Repartin e Reanimacionit në Spitalin Ushtarak të Tiranës një 58-vjeçar nga Mamurrasi, pak pasi u konstatua të kishte marrë plagë serioze me armë zjarri.

Burime nga Spitali Ushtarak i Tiranës i thanë agjencisë NOA se Asllan Nela 58 vjeç, lindur e banues në qytetin e Mamurrasit, është plagosur me një armë zjarri tip pistoletë dhe pasojat i rrezikojnë jetën.

Burime policore, i thanë agjencisë NOA se 58-vjeçari Asllan Nela, është pronar i një punishte duralumini ne Mamurras.

Nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e mbledhura në vendngjarje, mendohet se i plagosuri ka qenë duke pastruar pistoletë kur është qëlluar pa dashje por ka marrë plagë të rënda.

r.n/NOA

KOMENTE