English

PS, Berishës: Ruaj qetësinë dhe hap kutitë e 28 qershorit

Tiranë, 13 Qershor, NOA – Berisha të hapë kutitë e të bëjnë tranparencën e ekonomisë që vetë po e shkatërron çdo ditë e më tej.

Rishtas transparenca e zgjedhjeve u trumbetua në reagimin e sotëm të Partisë Socialiste, këtë herë nga zëdhënësja, Armela Imeraj.

“Ka kohë që Sali Berisha e ka humbur qetësinë, e dëgjojmë të nxjerrë nga goja e tij, apo e tellallëve të tij, fjalë e akuza të pavërteta, që deri diku janë të kuptueshme, pasi njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara”, deklaroi Imeraj.

Sipas saj kryeministri Berisha është bërë për keqardhje, pas e vërteta e zgjedhjeve të qershorit, që ai e fshehu, sipas Imeraj, tashmë po del në shesh, dhe se transparenca po fiton mbi kutitë e mbyllura.

Për këtë dëshomn sipas zëdhënëses së Partisë Socialiste edhe rreshtimi i ndërkombëtarëve në mbështetje të hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të shkuar.

Duke kërkuar nga Berisha të ruajë qetësinë e të hapë kutitë, Imeraj i drejtoi rishtas edhe një apel, për të bërë transparencën e krizës ekonomike, që ditët e fundit rezultoi me një informacion sipas socialistëve shqetësues, mbi marrjen e një huaje të brendshme nga bankat tregtare me shifrën prej mëse 300 milion dollarë, një manovër që sikundër e deklaroi Rama në konferencën e djeshme, shkatërron ekonominë shqiptare.

mit/NOA
KOMENTE