Moskë, 13, qershor, NOA - Rusia ka hedhur poshtë kërkesën e Kirgizisë për ndihmë ushtarake, pas dhunës në rritje në pjesën jugore të këtij vendi.
Zëdhënësja e Kremlinit, Natalija Timakova, tha se situata në Kirgizi “është një konflikt i brendshëm dhe për momentin Rusia nuk e sheh të nevojshme për të marrë pjesë në zgjidhjen e tij”.
Megjithatë, ajo shtoi se Rusia do të ofrojë ndihmë humanitare dhe do të ndihmojë në evakuuimin e të plagosurve.
Ministria kirgize e Shëndetësisë tha se nga dhuna në qytetin Osh kanë humbur jetën së paku 75 veta dhe mbi 1000 të tjerë janë plagosur.
m.xh/NOA/RFE