Seancat Plenare Në Kuvend Tani Drejtpërdrejt Në Internet
TIRANË, 13 Qershor/ATSH/.- Seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë do të mund të ndiqen tashmë drejtpërsëdrejti në faqen zyrtare në internet të parlamentit.
Nga dita e djeshme Kuvendi ka një faqe të re, ku për herë të parë do të mundësohet që seancat parlamentare të ndiqen direkt përmes saj. Gjithashtu, në këtë faqe janë shtuar dhe rifreskuar informacionet që lidhen me axhendën e Kuvendit, rendin e ditës së seancave etj.
Përmirësimi i infrastukturës së teknologjisë së informacionit në Kuvend realizohet në sajë të projektit të përbashkët të administratës së këtij institucioni me OSBE-në, "Për mbeshtetjen e Parlamentit Shqiptar".
/a.s/f.n/