English

Shefi I Lidhjes Arabe Në Vizitën E Parë Zyrtare Në Rripin E Gazës

RAFAH, 13 qershor /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Mussa zhvilloi sot vizitën e parë në Rripin e Gazës, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar po ushtron presion mbi Izraelin për të hequr bllokadën në territorin palestinez. Ai u prit nga anëtarë të lëvizjes islamike palestineze të Hamasit, që ka marrë kontrollin e Rripit të Gazës që prej tre vjetësh. Gjatë kësaj vizite Moussa do të takohet me zyrtarë të OKB-së dhe OJQ-ve, kryeministrin e Hamasit, Ismail Haniyeh dhe shefin kryesor të lëvizjes palestineze në Gaza./ /ec/
KOMENTE