English

Sllovaki - Partitë E Së Djathtës Dhe Qendrës Fitojnë Shumicën E Votave Për Të Formuar Një Koalicion

BRATISLAVË, 13 qershor /ATSH-AFP/ - Partia e së majtës Smer-SD e kryeministrit, Robert u rendit e para në zgjedhjet legjislative sllovake, por partitë e së djathtës dhe qendrës kanë shumicën e votave për të formuar një koalicion, pas numërimit të votave në 96,2 për qind të qendrave të votimit. Partia e Fico-s fitoi 35,12 për qind të votave, sipas rezultateve të njoftuara nga zyra sllovake e statistikave. ''Së bashku me nacionalistët e SNS të liderit ksenofob, Jan Slota, Smer-SD ka fituar 72 nga 150 vende në Parlament'', sipas të njëjtit burim. Katër parti të koalicionit, Bashkimi Demokratik dhe Kristian (SDKU-DS), liberalët e partisë "Liri dhe Solidaritet" (SaS), Kristian Demokratët (KDH) dhe Most-Hid përfaqësues i minoritetit hungarez disponojnë së bashku 78 nga 150 vende në parlament, sipas rezultateve të pjesëshsme./ /ec/
KOMENTE