English

Soft News - Sport - Kupa E Botës Në Futboll Nuk Është Prej Ari Të Pastër!?

LONDËR, 13 qershor /ATSH-MIA/ - Kupa për fituesin e Kampionatit Botëror të Futbollit, që po zhvillohet në Afrikën e Jugut, sipas profesorit britanik të kimisë, Martin Poliakof, nuk është prej ari të pastër. Profesor Poliakof i Universitetit të Notingemit tha se, nëse kupa do të ishte e prodhuar prej arit të pastër, atëhere ajo do të ishte shumë më e rëndë në peshë dhe futbollistët nuk do të mund ta ngrinin dot lart atë. Ai theksoi se një kupë prej ari të pastër, me lartësinë prej 36 centimetradh, do të peshonte së paku 70 kilogramë. "Kjo do të thotë se kupa e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) në tërësi ose pjesërisht është e zbrazët", tha Poliakof. FIFA pohon se pjesa metalike e trofeut, vepër e artistit italian Silvo Gacanige, është bërë nga 4,9 kilogramë ar i pastër, 18 karatësh dhe peshon 6,175 kilogramë. Poliakof pohon se trofeu me madhësi të tillë nëse punohet me ar të pastër do të peshonte sa një person i moshës së rritur. "Ari është i rëndë, ai është një nga metalet më të dendura që ekzistojnë. Sipas llogarive të mia, nëse gjithë trofeu do të ishte prej ari, atëherë ai do të peshonte 70 deri 80 kilogramë", thekson Poliakof./ a.jor.
KOMENTE