English

Sport-Botëror/ Grupi D, Gjermania Kërkon Konfirmimin Ndaj Australisë

-Gjermania nuk humbet një ndeshje në grup qysh nga viti 1994, teksa ka fituar pesë ndeshjet TIRANË, 13 Qershor/ ATSH-Gjergji Mima/.- Gjermania, tri herë kampione e botës, synon në pjesëmarrjen saj të 15-të rresht në finalet e një Botërori të barazohet me Italinë, si formacioni i dytë më i sukesesshëm në kompeticion. Ndeshja e tyre hapëse në grupin D kundër Australisë së Pim Verbik do të jetë një test i parë serioz për fuqinë gjermane, që nuk humbet një ndeshje në grup qysh nga viti 1994, teksa ka fituar pesë ndeshjet e fundit hapëse. Edhe pse trajneri gjerman, Johakim Lëv, ka marrë në Afrikën e Jugut skuadrën më të re në moshë në 76 vitet e fundit, reputacioni i saj, si një ekip i frikshëm u shkakton jo pak presion ekipeve kundërshtarë. Skuadra e Lëvit ka një mesatare prej 25 vjeç, ndërkohë që australianët e Verbik duken se kanë më shumë eksperiencë në fushë, mosha mesatare e tyre është rreth 30 vjeç. Ndeshja do të jetë edhe një test për kapitenin e rij, Filip Lahm, i cili pason Mikael Balakun pas dëmtimit të këtij të fundit në ndeshjen e Kupës së Anglisë. Filip Lahm, edhe pse është 26 vjeç, është një prej lojtarëve më me eksperiencë, pasi ka luajtur 65 ndeshje ndërkombëtare me Gjermaninë. Trajneri i Gjermanisë nuk ka asnjë dëmtim përpara ndeshjes, duke pasur lirinë e plotë për të zgjedhur. Manuel Nojer do të jetë në portë. Dyshja e sulmit pritet të formohet me Miroslav Klosen (10 gola në finalet e botërorëve) dhe Kakaun, i huazuar në rolin e një sulmuesi. Zherom Boateng dhe Per Mertesaker pritet të formojnë çiftin në qendër të mbrojtës. Sami Khedira duet se do të luajë në rolin e Balakut. Australia duket se do të vendosë Bret Emerton në mesfushë, ndërkohë që Xhejson Kulina pritet të luajë ndeshjen e tij të 50-të me përfaqësuesen. Dyshimi më i madh i trajnerit Verbik është ylli skuadrës, Tim Kahill, pasi mesfushori i Evertoni vuan nga një dëmtim në qafë dhe është stërvitur në mënyrë individuale gjatë gjithë javës. I dëmtuari Heri Kjuell e fitoi betejën e tij falë fitnesit dhe mesa duket do të jetë në sulmin e Australisë, në një formacion që ka të ngjarë 4-5-1. /f.n/
KOMENTE