Sport-Botëror/ Grupi D, Vjen Fitorja E Parë Afrikane Në Botëror, Gana Mund 1-0 Serbinë
TIRANË, 13 Qershor/ATSH-Gjergji Mima/- Grupi D i kampionatit Botëror "Afrika e Jugut 2010" hapet me një fitore të Ganës. Afrikanët arritën të fitonin minimalisht 1-0 ndaj Serbisë dhe janë momentalisht në krye të grupit D, kur pritet ndeshja e mbrëmjes mes Gjermanisë dhe Australisë.
Goli erdhi falë 11 metërshi të realizuar nga sulmuesi i Udinezes në kampionatin italian Gyan Asamoah në minutën e 85-të, pasi mesfushori serb Zdravko Kuzmanoviç preku topin me dorë në zonën e Serbisë.
Ndeshja u përcaktua dhe nga episode të tjerë siç ishin dalja me karton të kuq e mbrotësit serb Lukoviç në minutën e 73-të dhe rasti i humbur nga mesfushori serb Milo Krasiç përballë portierit ganez Kingston.
Për trajnerin serb të Ganës, Milovan Rajevac kjo fitore kishte shije të hidhur pasi u arrit ndaj përfaqësueses së vendit të tij.
Grupi D
Serbi-Gana 0-1
Shënues: Gyan 85'(p)
Serbia (4-4-2): Stojkoviç; Ivanoviç, Vidic, Lukoviç, Kolarov; Krasiç, Stankovic, Milijas (Kuzmanoviç), Jovanoviç; Zigic (Lazoviç), Panteliç. Trajner: Radomir Antic.
Gana (4-4-2): Kingson; Pantsil, Mensah, Vorsah, Sarpei; Annan, K.Asamoah (28' st Appiah), Ayew, Boateng; A.Gyan, Tagoe. Trajner: Milovan Rajevac. /k.sh/