English

Strasburg - Eurodeputetë I Kërkojnë Be-Së Caktimin E Datës Për Fillimin E Negociatave Me Maqedoninë

STRASBURG, 13 qershor /ATSH-MIA/ - Dhjetë eurodeputetë nga tetë vende anëtare dhe nga katër grupime politike, midis të cilëve edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Zoran Taler, i dërguan sot një letër Këshillit të Evropiës, ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme Cathrin Ashton, lidhur me vendimin e Këshillit të Evropës për caktimin e datës për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë. Me këtë letër ata kërkojnë tërheqjen e vëmendjes së ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE-së për nevojën e moszgjatjes për fillimin e negociatave për anëtarësim të Repubikës së Maqedonisë. Eurodeputetët kujtojnë se Komisioni Evropian në raportin e tij të tetorit të vitit 2009 vlerësoi se vendi ka arritur përparime bindëse në zbatimin e reformave kyçe dhe se e meriton t'i jepet një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim./ a.jor.
KOMENTE