English

Tiranë/Shpërthimi Në Një Banesë Shkakton Dy Të Vdekur

TIRANË, 13 Qershor/ATSH/.- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot paradite në një banesë në lagjen Sauk të Tiranës duke shkaktuar dy të vdekur dhe mendohet tre të plagosur të cilët ndodhen aktualisht në gjendje të rëndë. Ende nuk ka të dhëna të sakta se cili ka qënë shkaku i këtij shpërthimi, por mendohet se tragjedia mund të ketë ndodhur nga një bombol gazi ose nga një shkëndije elektrike shkaktuar nga defekti i monitorit të një televizori. Forcat e zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke dhënë ndihmën e menjëhershme. Shtëpia dy-katëshe ku ka ndodjhur ngjarja e rëndë, ka pësuar dëme te konsiderueshme, ndërsa çatia e saj është shkatërruar e tëra. Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policiës së Tiranës, Tonin Vocaj si dhe forca të policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. /a.s/f.n/ (Vijon)
KOMENTE