Abbas: Komisioni Hetimor I Izraelit Nuk Përputhet Me Kërkesat E Okb-Së
PARIS, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas deklaroi sot se formati i komisionit të miratuar nga Izraeli, për të hetuar lidhur me sulmin izraelit kundër një flotiljeje ndërkomëbtare me ndihma humanitare drejt Gazës "nuk është konformë" propozimit të Këshillit të Sigurimit në OKB.
"Jemi plotësisht dakord me një komision hetimor për incidentin e përmasave të shprehura në deklaratën përfundimtare të Këshillit të Sigurimit, pas përfundimit të takimit të 1 qershorit'', deklaroi Abbas pas një dreke pune në ''Elize'', me presidentin francez, Nicolas Sarkozy.
"Propozimi që u bë sot nga Izraeli, për komisionin hetimor nuk korespondon me kërkesat e bëra nga Këshillit të Sigurimit", theksoi ai.
Qeveria izraelite miratoi sot unanimisht krijimin e "një komisioni publik të pavarur", me pjesmarrjen e dy vëzhguesve të huaj, për një hetim mbi sulmin izraelit kundër flotiljes ndërkombëtare nisur drejt Gazës, që rezultoi në vdekjen e nëntë personave, më 31 maj./
/i.p/