Afrikë e Jugut, 14 Qershor NOA - Një Holandë jo siç jemi mësuar gjithmonë ta shohim, por këtë herë duhet thënë se ka qenë fati që i ka ndihmuar “tulipanët” të arrijnë suksesin e parë në këtë botëror.
Në Johanesburg, ata fituan me rezultatin 2 me 0 ndaj një Danimarke, e cila zhvilloi një lojë mjaft të mirë.
Ajo çka i dha një ndryshim rrjedhës së kësaj sfide ishte një autogol i pafat i Simon Poulsen, i cili në minutën e 2 të pjesës së dytë të takimit, kaloi në avantazh skuadrën e tij rivale.
Më pas danezët u përpoqën të rikuperonin golin e pësuar, por një rezultat i tillë nuk u arrit, pasi ishte sërish Holanda, që këtë herë dyfishoi rezultatin me anë të Kuyt, në minutën e 39 të pjesës së dytë.
r.b/NOA