Kejptaun, 14 Qershor, NOA - Është fituar nga Japonia sfida e “Bloemfontein” ndaj Kamerunit, e cila ishte e vlefshme për grupin E të këtij Botërori.
Performanca e dhënë në fushën e lojës ishte e dobët nga ana e dy ekipeve, ku e vetmja shkëndijë në këtë lojë erdhi nga goli i realizuar i Hondës, i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mirë okazionin e krijuar.
Në pjesën e dytë, fillimisht u krijua përshtypja e një zgjimi nga lojtarët e Kamerunit, ku të udhëhequr nga Eto, ata arritën të godisnin dhe traversën në minutat e fundit të garës me anë të Mbia por, pa ndikuar në rezultatin final të garës.
Një fitore e papritur dhe tepër e rëndësishme për përfaqësuesen e Japonisë, kjo e cila u arrit sot ndaj Kamerunit.
r.b/NOA