English

Alpetrol Shlyen 8.1 Milionë Usd Detyrime Ndaj Buxhetit Te Shtetit Ne 4-Muaj

TIRANE, 14 Qershor /ATSH/- Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol, ka prodhuar 50.328 tonë naftë në katër muajt e parë të vitit 2009, ose 109.64 % nga 45.905 ton të programuar. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës bëri të ditur sot se, aktiviteti i kompanisë "Alpetrol" në katër muajt e parë të vitit 2010, është mbështetur në programet e miratuara nga Drejtoria dhe Këshilli Mbikëqyrës. Ndërkohë që prodhimi total i naftës, përfshirë edhe atë që Albpetrol sh.a përfiton nga Marrëveshjet Hidrokarbure, është realizuar 78.285 ton nga 76.557 ton të programuar, ose 102.26 për qind. Referuar treguesve operativë nga përllogaritjet rezulton se Albpetrol ka realizuar shpenzime në masën 23.15 milionë USD dhe të ardhura në masën 26.23 milionë USD, duke realizuar një fitim prej 2.08 milionë USD. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe Albpetrol sh.a ka likuiduar detyrime ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.1 milionë USD në ndryshim nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në të cilën nuk ishte likuiduar asnjë detyrim ndaj buxhetit të shtetit, dhe njëkohësisht duke likuiduar edhe detyrime të vitit 2009. Përsa i përket marrëdhënieve të Albpetrol me kompanitë e huaja, në informacionin e METE-s thuhet se Albpetrol sh.a, mbështetur në marrëveshjet Hidrokarbure të nënshkruara, është partner në këto marrëveshje sipas vendburimeve respektive me kompanitë Bankers Petroleum Ltd dhe Stream oil & Gas Ltd, me të cilat ka një partneritet të mirë dhe në përputhje me marrëveshjet e miratuara nga qeveria shqiptare. /e.xh/s.s./
KOMENTE