Prishtinë, 14 Qershor, NOA - Ndërkohë që pritej fillimi i seancës së gjyqit të Albin Kurtit, është arrestuar një tjetër nga drejtuesit e lëvizjes Vetëvendosje.
Fjala është për djaloshin me emrin Dardan Molliqaj, i cili siç bëhet me dije, gjatë momenteve kur ndalua nga forcat e njësisë speciale në Kosovë, ishte duke hyrë në gjykatën e Prishtinës për të ndjekur seancën gjyqësore, ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Lajmi bëhet me dijeni nga vetë burimet e kësajlëvizje për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, shumë nga gazetarët nukjanë lejuar të jenë brenda në seancën gjyqësore.
Po ashtu edhe pjesa më e madhe e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje!” mësohet se nuk janë lejuar të futen në seancën që do të gjykojë Albin Kurtin, e cila tashmë ka filluar.
n.e/NOA