Axhenda, 15 Qershor, Atsh
Ora 11:00 - Mblidhet në Kryeministri, Komiteti Ndërministror për Liberalizimin e Vizave.
Ora 11:00 - Ambasada Britanike dhe Këshilli Britanik, në kuadrin e projektit 'The Culture Lobby', në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës, organizon debatin e hapur me temë: "Si e shohin qytetarët e Ballkanit Perëndimor intergimin në BE, dhe si do t'i përjetojnë ata ndryshimet që do të sjellë ai".
Ora 12:00 - Në Hotel 'Sheraton' nënshkruhet rinovimi i marrëveshjes mes Microsoft dhe qeverisë shqiptare. Merr pjesë ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo.
Ora 10:00 - Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vazhdon diskutimin e Projektligjit "Për faljen".
Ora 10:00 -Komisioni i Ekonomisë shqyrton p/ligjin "Për inspektimin financiar publik"
Ora 10:00 -Komisioni i Sigurisë Kombëtare shqyrton p/ligjin "Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës".
Ora 11:00 -Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese shqyrton projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes të tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve E.F.T.A. dhe të marrëveshjeve për bujqësinë, ndërmjet Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës e Principatës së Lihteinshteinit, Shqipërisë e Mbretërisë së Norvegjisë dhe Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj".
Ora 18:00 - Në ambientet e Muzeut Kombëtar, KOKSH çel ekspozitën "Olimpizmi në penelatat tanë"
KOSOVË
Ora 09:00 -Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pret Christian Menard, anëtar i Parlamentit të Francës dhe kryetar i Komitetit të miqësisë Francezo - Kosovare.
Ora 09:45 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, takon delegacionin nga Parlamenti i Francës, i kryesuar nga z. Christian Menard, Kryetar i Grupit ndërparlamentar të miqësisë Francë -Kosovë.
Ora 11:30 -Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaçi.