English

Axhenda Ndërkombëtare 14 Qershor 2010

--------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ BISHKEK - Dhuna ndëretnike mes kirgizëve dhe uzbekëve në jug të Kirgistanit ka shkaktuar të paktën 117 të vdekur dhe më shumë se 1 200 të plagosur dhe arratisjen e mijëra personave në Uzbekistanin fqinj. JOHANESBURG - Dita e katërt e Kampionatit të 19-të Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut. Në Johanesburg luhet ndeshja Holandë-Danimarkë, në Bloemfontein, Japoni-Kamerun, në Cap, Itali-Paraguai. NJU ORLINS - Presidenti amerikan, Barack Obama nisi një vizitë dy ditore në Amerikën e Jugut, brigjet e të cilit janë prekur nga ndotja e naftës. TË TJERA -------------- BERLIN - Një javë pas një takimi të dështuar, presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel takohen në Berlin për të zgjidhur qëndrimet e tyre mbi qeverisjen ekonomike të Evropës para një samiti të parashikuar në Bruksel. BRUKSEL - Zhvillime dhe reagime pas zgjedhjeve legjislative që sipas rezultateve të pjesshme kryeson një parti separatiste flamande N-VA, një rezultat i pazakontë në historinë e Belgjikës. ATHINË - Mbërrin një mision ekspertësh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të shqyrtuar avancimin e planit ekonomik grek. SEUL/NJU JORK - Koreja e Jugut do t'i paraqesë Këshilit të Sigurimit të OKB-së përfundimet që akuzojnë Korenë e Veriut për mbytjen e një anijeje koreanojugore në fund të muajit mars. PARIS - Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas ndodhet në Paris dhe do të takohet me presidentin francez, Nicolas Sarkozy. LUKSEMBURG - Takim i ministrave të Jashtëm evropianë dhe Punëve të Jashtme të BE-së për gjetjen e një mekanizmi për kalimin e ndihmave në Gaza. FREETAUN - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon nis një vizitë dyditore në Sierra Leone, tetë vjet pas përfundimit të luftës civile. AUSHVIC-BIRKENAU - 70-vjetori i trenit të parë drejt kampit të përqëndrimit në Aushvic./ /ec/ a.jor.
KOMENTE