English

Be Fton Iranin Për Diskutime Për Çështjen Bërthamore

LUKSEMBURG, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian të Punëve të Jashtme, i dërgoi një letër kryenegociatorit iranian, Said Jalili për ta ftuar të diskutojnë për çështjen e armëve bërthamore, ndërkohë që BE-ja ka parashikuar sanksione shtesë kundër Iranit. "I dërgova një letër Jalilit për ta ftuar të diskutojmë për çështjen e armëve bërthamore'', theksoi Ashton gjatë mbërritjes në një takim të ministrave të Punëve të Jashtme në Luksemburg. Kjo ftesë u dërgua ndërkohë që Bashkimi Evropian parashikon të forcojë sanksionet e vendosura nga OKB kundër Iranit duke i shoqëruar me masa që prekin sektorin energjitik, të tregtisë dhe transporteve, sipas burimeve diplomatike./ /ec/ a.jor.
KOMENTE