English

Berisha:Ekonomia Shqiptare Ka Një Stad Të Admirueshëm

-Së shpejti një raport ndërkombëtar do të vlerësojë suksesin e zhvillimit ekonomik të vendit - TIRANË, 14 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se "ekonomia shqiptare ka një stad të admirueshëm". Kreu i qeverisë paralajmëroi publikimin së shpejti të një raporti ndërkombëtar për Shqipërinë, nga një institucion serioz në Evropë, i cili e vlerëson ekonominë shqiptare dhe Shqipërinë si referencë për suksesin dhe qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik të saj. Z. Berisha sërish akuzoi opozitën lidhur me deklaratat e saj për situatën e rëndë ekonomike të vendit dhe shifrat e borxhit të jashtëm . "Është e dhimbshme kur shoh opozitën nga mëngjesi në darkë që flet për borxhin me të njëjtën urrejtje siç flitej dikur për kapitalizmin e borxhet e tij. Me këtë logjikë, Enver Hoxha ndaloi me Kushtetutë marrjen e borxhit të jashtëm, pa ç'ka se e zhyti vendin në mënyrën më antikushtetuese dhe më të tmerrshme në borxhe dhe opozita ka nostalgji për këtë", tha Kryeministri. "Qeveria, vijoi ai, e ka gjetur borxhin 72 % të prodhimit të brendshëm dhe sot është 59%. Në strukturën e tij ai është një nga borxhet më të mira që mund të ekzistojnë, pjesa dërrmuese e tij 60% është në lekë, ndërsa pjesa tjetër janë kredi të buta ose mjaft të favorshme nga institucionet ndërkombëtare", informoi deputetët demokratë kreu i qeverisë. /f.n/
KOMENTE