Bërthamore - Ministrat E Jashtëm Të Be-Së Pro Sanksioneve Shtesë Ndaj Iranit
LUKSEMBURG, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë arritur sot në një marrëveshje për të vendosur sanksione shtesë kundër Iranit, për çështjen e shumëdiskutuar bërthamore, veç atyre që u vendosën nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Vendimi i sotëm do të implementohet nga liderët e vendeve anëtare në Samitin e BE-së të enjten e ardhshme.
/e.v/