Torino, 14 Qershor NOA - Me të ardhurat që kishte përfituar nga shitja e kokainës bleu një televizor 50 polësh dhe kjo vetëm për të parë Botërorin. Çdo gjë nuk shkoi siç ai kishte menduar, pasi agjentët e antidrogës i prishën programin duke e arrestuar atë.
Djaloshi 35 vjeçar me origjinë nga Bregu i Fildishtë, përfundoi në pranga pasi u kap me një sasi prej 1 kilogrami të lëndës narkotike kokainë, e cila kishte vlerën e 100 mijë eurove.
Ai dyshohet të jetë furnizuesi kryesor i pothuajse të gjithë tregtarëve të drogës në periferi të Torinos. Në shtëpinë e tij autoritetet sekuestruan 17 paketime të tjera të cilët ishin të destinuar në trafikantë të tjerë.
r.b/NOA