Kejp Taun, 14 Qershor, NOA – Itali-Paraguaj; Holandë-Danimarkë dhe Japoni-Kamerun, janë tre ndeshjet të cilat do të luhen gjatë ditës së sotme në kuadrin e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.
E para është e vlefshme për grupin F, ndërsa dy të tjerat janë në kuadrin e seleksionimeve për grupin E të këtij evenimenti.
Ndërkaq, pritet që sfida kryesore të jetë ajo e Italisë e cila do të luajë me Paraguajin, pasi i duhet të mbrojë titullin kampion bote, të fituar 4 vjet më parë.
Mësohet se trajneri Lippi e ka formuar ekipin e tij për sot me Bufonin në portë dhe lojtarët Zambrota, Kanavaro, Kielini, Boketi, De Rosi, Montolivo, Pepe, Marçizio, Iakuinta e Pacin.
Ndërkaq, Andrea Pirlo nuk do të luajë në këtë ndeshje, por në të tjerat.
n.e/NOA