Tiranë, 14 qershor 2010 NOA – Një ndër emrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti paraqet kërkesë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama për kandidimin për Kryetar të LSI-së për Tiranën. Kurse Luan Rama duke pohuar se Panariti ndër themeluesit të LSI-së së kryeqytetit, njoftoi se gara për Kryetar të LSI-së e hapur dhe me emra alternativë.
Rama tha se brenda 20 qershor afati i shpalljes së kandidaturave, më 26 shtator do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj.
Z.Panariti duke folur para mediave tha se kam takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Luan Rama, për t’i paraqitur formalisht kërkesën time për të kandiduar për Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës.
Kurse shpjegoi shkaqet e kandidimit: “Janë dy arsye të forta më shtynë mua drejt kandidimit: së pari unë jam një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një njohës i mirë dhe kontribuues sistematik në strukturat e LSI-së së Tiranës”.
Ka dhe një arsye tjetër që më motivon mua drejt këtij kandidimi tha Panariti dhe shtoi: “Unë jam jo vetëm një qytetar i Tiranës, por dhe me orgjinë nga ky qytet. I përkas njërës përej familjeve më të vjetra të këtij qyteti. Për këtë arsye unë jam i lidhur shpirtërisht dhe i ndjeshëm ndaj pulsit të zhvillimeve, por dhe ndaj brengave she shqetësimeve të këtij qyteti. Prandaj kandidimi im duhet parë edhe si një borxh, si një përgjegjësi dhe si një dëshirë që unë kam për t’i shërbyer qytetit, qytetarit dhe në fund të fundit është dëshira për ata parë Tiranën një qytet metropol evropian”.
Kurse Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka folur po ashtu për mediat: “Kandidatura e z. Panariti është një kandidaturë dinjitoze që përfaqëson vlera dinjitoze intelektuale të admirueshme. Duke administruar këtë kandidaturë ne çelim kështu fazën e parë për zgjedhje, për Kryetarin e LSI-së së Tiranës, i bindur se do të ketë dhe të tjera kandidatura dinjitoze, shpreh dhe një herë vlerësimin maksimal për gjithë angazhimin politik dhe intelektual të z. Panariti, duke veçuar integritetin e tij si një vlerë të spikatur”.
r.n/NOA