Elbasan, Vritet Me Armë Zjarri 39 Vjeçari
ELBASAN, 14 Qershor/ATSH - Miranda Sadiku/ - Një person 39 vjeçar është vrarë me armë zjarri rreth orës 22.30 të mbrëmjes së sotme në qyetin e Elbasanit, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Zëdhënësja e policies së Elbasanit, Valbona Begu tha për ATSH se "një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, 39 vjeçarin Sajmir Binjaku, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend".
Mësohet se viktima e ka marrë plumbin në kokë, shumë pranë një pike interneti në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Cerrikut" në dalje të qytetit të Elbasanit.
Sajmir Binjaku pronar i një hoteli në Elbasan, ka qenë person me preçedent, ai është akuzuar për vepra të ndryshme penale si, vrasje në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Policia e Elbasanit ka shoqëruar disa persona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. /gj.m/