Fishë Teknike - Kirgizistan - Katër Ditë Dhunë E Përgjakshme
BISHKEK, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Aktet e dhunës që prej natës së të enjtes duke u gdhirë dita e premte në Kirgizistan, që shkaktuan të paktën 124 të vdekur dhe më tepër se 1 600 të plagosur sipas autoriteteve, janë më të përgjakshmet në këtë vend të Azisë Qendrore që prej shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, BRSS.
E PREMTE 11 QERSHOR
- Gjatë natës, disa mosmarrëveshje mes uzbekëve dhe kirgizëve çojnë në përleshje dhe shkëmbime zjarri të përgjakshme në Och, në jug dhe në rajonet fqinje. Shpallen deri më 20 qershor gjendja e jashtëzakonshme dhe një ndalimqarkulimi nga ora 20:00 deri në orën 06:00.
- Njësi policore dhe autoblinda dërgohen në vendngjarje, ku kanë rënë edhe zjarre.
- Komuniteti ndërkombëtar, sidomos Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, që kanë secila nga një bazë ushtarake në Kirgizistan, bëjnë thirrje për qetësi.
E SHTUNË 12 QERSHOR
- Vazhdojnë përleshje të përgjakshme. Oficerët e dalë në pension nga radhët e policisë dhe ushtrisë thirren të shkojnë në rajonin Och për të penguar një luftë civile.
- Presidentja e përkohshme, Rosa Otunbajeva, kërkon ndihmën e Moskës për të mos lejuar që dhuna "të dalë jashtë kontrollit". Moska, e cila shprehet se bëhet fjalë për një "konflikt të brendshëm", jep vetëm një ndihmë humanitare.
- Bashkimi Evropian njofton dërgimin e një eksperti humanitar.
- Gjendja e jashtëzakonshme shpallet në Xjalal-Abad, në jug.
- Qeveria autorizon forcat e rendit të qëllojnë pa paralajmërim, më tej njofton një mobilizim të pjesshëm të ushtrisë.
E DIEL 13 QERSHOR
- Ndalimqarkullimi i përhershëm në Och dhe në dy distrikte fqinje.
- Të gjithë rezervistëve nga 18 deri 50 vjeç u kërkohet angazhim.
- Gjendja e jashtëzakonshme shrihet në të gjithë rajonin e Xhalal Abadit.
- Mbërrijnë 150 parashutistë rusë për të mbrojtur bazën ushtarake ruse.
E HËNË 14 QERSHOR
- Përleshje në rajonet Och dhe Xhalal Abad dhe në disa pika të tjera në jug. Qeveria pranon se e ka të vështirë të kontrollojë situatën.
- Një avion me ndihma nga OBSH-ja dhe Rusia kryesisht ushqime dhe ilaçe ulet në Och.
- Mbledhje urgjente në Moskë për një aleancë të vendeve të ish-BRSS-së.
- Kina dhe Turqia riatdhesojnë shtetasit e tyre.
- Forca ushtarake ajrore mbikëqyrin rajonin Och dhe hedhin trakte ku bëhet thirrje për ndërprerjen e luftimeve.
- Uzbekistani mbyll kufijtë për refugjatët, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për 45 000 refugjatët dhe fëmijët e tyre në tokën e tij.
Disa refugjatë akuzojnë forcat e rregullta se ndihmojnë banda të armatosura për kryerjen e masakrave.
- Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, njofton dërgimin e një ndihme urgjente në Uzbekistan për të ndihmuar refugjatët, që mendohet të jenë rreth 80 000 sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, CICR.
/I.Pu.