English

Flotilja - Kanadaja Përshëndet Vendimin Izraelit Për Ngritjen E Një Komisioni Hetimi Të Pavarur

MONTREAL (Kanada), 14 qershor /ATSH-AFP/ - Kanadaja përshëndeti dje ngritjen nga Izraeli të një komisioni publik të pavarur për të hetuar mbi ndërhyrjen e komandos izraelite kundër një flotiljeje ndërkombëtare që ishte nisur drejt Rripit të Gazës dhe që një prej vëzhguesve të huaj do të jetë një kanadez. ''Qeveria kanadeze, e cila është një nga mbështetëset më të vendosura të Izraelit përshëndeti vendimin e shtetit hebre për ngritjen e një komisioni publik të pavarur për të hetuar mbi atë që ka ndodhur vërtet në bordin e flotiljes që ishte nisur drejt Rripit të Gazës që prej disa javësh'', deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Laurence Cannon. Duke e konsideruar si shumë të rëndësishme dërgimin e ndihmave humanitare popullit të Gazës, Kanadaja njeh gjithashtu të drejtën e Izraelit për të inspektuar anijet për të penguar që mjete ushtarake dhe armë të mos bien në dorë të terroristëve të Hamasit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE