English

Francë - Abu Mazen: Komisioni Izraelit Nuk I Përgjigjet Kërkesave Të Okb-Së

PARIS, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - "Propozimi i sotëm i Izraelit për komisionin hetimor mbi sulmin e marinës kundër flotiljes me ndihma humanitare nuk i përgjigjet kërkesës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së", deklaroi sot presidenti i Autoritetit palestinez, Abu Mazen (Mahmud Abbas), gjatë një vizite sot në Paris. "Nuk jemi absolutisht dakord me komisionin e ngritur, ashtu siç është cilësuar në deklaratën përfundimtare të Këshillit të Sigurimit në përfundim të mbledhjes së 1 qershorit", theksoi Mazen gjatë një deklarate për shtypin me rastin e një dreke pune në Elize me presidentin francez Nicolas Sarkozy. Më pas Mazen kërkoi sërish heqjen e bllokadës në Rripin e Gazës: "Izraeli duhet ta heq bllokadën ndaj popullit palestinez. Kjo është kërkesa jonë kryesore. Të gjitha vendet me të cilat kemi folur janë dakord". /e.v/
KOMENTE