English

Gaza - Fratini: Heqja E Bllokadës Të Mos Jetë Fitore Për Hamasin

LUKSEMBURG, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Italia, në Këshillin e Jashtëm të BE-së, "mbështeti vullnetin për heqjen e bllokadës në kufijtë e Gazës, me masa që nuk mund të manifestohen si një fitore për Hamasin", lëvizja politike ekstremiste që konsiderohet si një organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini. "Duhet të punojmë për një zgjidhje që, për Izraelin dhe Autoritetin kombëtar palestinez, të jetë politikisht e pranueshme", deklaroi Fratini gjatë një deklarate për shtyp në Luksemburg. "Nëse Hamasi e manifeston si fitore, atëherë kjo do të ishte e rrezikshme dhe do të konsolidonte rolin e tij brenda Gazës", shtoi kryediplomati italian. /e.v/
KOMENTE