English

Gjiri I Meksikës - Britania: Bp Ka Burimet E Nevojshme Për Të Riparuar Dëmet

LONDËR, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - BP është mjaftueshëm e fuqishme "për t'u përballuar me pasojat financiare të tragjedisë në Gjirin e Meksikës", deklaroi sot gjatë një mbledhje të Parlamentit ministri britanik i Energjisë, Chris Huhne. "BE mbetet një shoqëri e fortë. Pavarësisht se aksionet e saj pësuan një rënie të fortë që prej muajit prill, BE ka burime financiare të mjaftueshme për të riparuar dëmet", deklaroi ministri. Huhne shtoi se e "kupton reagimin e ashpër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara" për faktin se tentativat për të ndaluar rrjedhjen deri tani kanë rezultuar jo plotësisht të suksesshme. Megjithatë ministri theksoi se vendimi për shpërndarjen e fitimeve të kompanisë "është një çështje që i përket tërësisht këshillit administrues të BP-së". /e.v/
KOMENTE