English

Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel merr çmimin “Franz Kafka”

Pragë, 14 qershor 2010 NOA/ Milena Selimi - Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Havel, është nderuar me çmimin prestigjioz letrar “Franz Kafka”.

Juria ndërkombëtare, ku përfshihen edhe kritiku i njohur gjerman i letërsisë, Marcel Reich-Ranicki, dhe botuesi britanik, John Kalder, vendosi që çmimi i sivjetmë prej 10 mijë dollarësh t’i jepet Havelit.

Çmimi jepet nga Shoqata “Franz Kafka”, me seli në Pragë, për autorët, puna e të cilëve “i josh lexuesit pavarësisht nga origjina, kombësia dhe kultura e tyre”.

Deri tani këtë çmim, i cili jepet çdo vit, e kanë fituar shkrimtari amerikan, Filip Roth, dhe fituesit e çmimit Nobel, Elfiede Jelinek nga Austria dhe Harold Pinter nga Britania.

m.s/NOA

KOMENTE