English

Kirgistan - Arrin Në 117 Numri I Të Vdekurve Nga Dhuna Ndëretnike

BISHKEK, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Bilanci nga dhuna ndëretnike që ka përfshirë jugun e Kirgistanit arriti në 117 të vdekur dhe 1 485 të plagosur, njoftoi sot Ministria kirgize e Shëndetësisë. ''Që prej ditës së enjte numri i të vrarëve ka arritur në 117 persona si pasojë e përleshjeve të dhunshme mes uzbekëve dhe kirgizëve në rajonet Osh dhe Xhalal-Abad'', theksoi ministria në një komunikatë. ''Sipas informacioneve më të fundit të paktën 1 485 persona janë plagosur dhe nga këta 779 ndodhen në spital'', shtoi ajo./ a.jor.
KOMENTE