English

Kirgistan/ Bilanc- Të Paktën 124 Të Vdekur Nga Përleshjet

MOSKË, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Dhuna ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve në Osh, qyteti i dytë më i madh i Kirgistanit, ka shkaktuar deri tani të paktën 124 të vdekur, njoftoi Ministria kirgize e Shëndetësisë, cituar nga agjencia Interfax. Të plagosurit, sipas Ministrisë, janë 1685, prej të cilëve 820 të shtruar në spitale. Në rajonin e Osh numërohen 94 të vdekur dhe 1291 të plagosur, ndërsa të tjerët janë identifikuar pranë qytetit të Jalalabadit, njoftuan më tej burime të Ministrisë. Ndërsa sipas një lideri të komunitetit uzbek vendas, cituar nga agjencia Interfax, në Jalalabad janë vrarë të paktën 700 uzbekë. /e.v/
KOMENTE