Kirgistan - Të Paktën 60 000 Kirgizë Largohen Drejt Uzbekistanit Pas Dhunës Etnike Në Vend
JORKISHLOK (Uzbekistan), 14 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 60 000 të rritur dhe mijëra fëmijë, të cilët po kërkojnë t'i largohen dhunës ndëretnike në Kirgistan, kanë mbërritur sot në Uzbekistanin fqinj, njoftoi shefi i Ministrisë uzbeke për Situatat Emergjente për rajonin e Andixhanit, Abror Kossimov.
"Në të gjithë rajonin e Andixhanit, janë regjistruar 60 000 refugjatë'', deklaroi Kossimov.
Ai shtoi se fëmijët nuk janë regjistruar dhe se numri i tyre është me mijëra./
a.jor.