English

Kosove - Defekt Ne Transformator Nga Temperaturat E Larta

PRISHTINË, 14 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Temperaturat e larta në Kosovë shkaktojnë demtimin e transformatorit matës rrymor në një nënstacion në Prishtinë, i cili daton që nga vitet '80-te , njoftoi Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT. "Ekipet e KOSTT sh.a kanë ndërmarrë masa të menjëhershme dhe kanë eliminuar efektet e këtij defekti", thuhet në njoftimin e dhënë mbrëmë, ku shtohej se po punohet në kthimin e furnizimit me energji elektrike. Si pasojë, pa furnizim me energji elektrike ka mbetur nënstacioni NS 110/10 kV (kilovolt) Lipjani. Temperaturat në Kosovë dje dhe sot mbërrijnë deri rreth 35 gradë Celsius. /a.ke/
KOMENTE