English

Lajcak: Ballkani Perëndimor Të Zgjidhë Mosmarrëveshjet Për T'U Integraur Në Bashkimin Evropian

PODGORICË, 14 qershor /ATSH-MIA/ - Ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Miroslav Lajçak vlerëson se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e ndërsjella nëse dëshirojnë të arrijnë një sukses më të madh në proceset integruese drejt Bashkimit Evropian. "Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të konfirmojnë një komunikim të hapur me Brukselin për të zgjidhur mosmarrëveshjet me fqinjët dhe për të rritur bashkëpunimin në rajon", theksoi Lajcak në një intervistë për gazetën malazeze "Pobjeda". Shefi i diplomacisë sllovake, i cili vlerësohet si njohës i mirë i gjendjes në Ballkan, thotë se samiti i Sarajevës, ku morën pjesë përfaqësues politikë nga të gjitha vendet e rajonit, ishte një ngjarje pozitive për rajonin./ a.jor.
KOMENTE