Lindje E Mesme - Flotilja - Ban Ki-Moon Rithekson, Duhet Një Hetim Ndërkombëtar
NJU JORK, 14 qershor /ATSH-ANSA/ - Për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, "mbetet ende në tavolinë hipoteza për të hapur një hetim ndërkombëtar mbi blicin e marinës izraelite kundër flotiljes me anije humanitare për Gazën, edhe pas krijimit të një komisioni hetimor në Jerusalem", deklaroi sot Farhan Haq, zëdhënësi i sekretarit.
"Ban Ki-moon është informuar për vendimin e Izraelit për të krijuar një komision hetimor, por propozimi i tij mbetet ende në tavolinë dhe vazhdohet të shpresohet për një përgjigje pozitive nga ana e qeverisë izraelite", shtoi zëdhënësi.
Ditë më parë, Ban Ki-moon insistoi për hapjen e një hetimi të drejtuar nga ekspertë ndërkombëtar. Këshilli i Sigurimit të OKB-së kërkoi një hetim "të besueshëm dhe të paanshëm", por pa sqaruar nëse duhej të ishte edhe "ndërkombëtar".
/e.v/