English

Medvedev: Situata Aktuale Në Kirgistan Është E Patolerueshme

MOSKË, 14 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev, u shpreh sot se situata në Kirgistan është e "pafalshme" dhe "jashtëzakonisht e rrezikshme" për rajonin, pas dhunën ndër etnike që rezultoi në vdekjen e të paktën në 124 të vdekur gjatë ditëve të fundit, njoftuan sot agjencitë ruse. "Situata aktuale në Kirgistan është e patolerueshme, shumë njerëz kanë vdekur, pati shumë gjakderdhje me karakter etnik. Është një situatë jashtëzakonisht e rëndë për këtë rajon dhe duhet të bëjmë gjithshka për t'i dhënë fund këtyre barbariteteve", deklaroi ai. Dhuna ndëretnike mes kirgizve dhe minoritetit uzbek ka shkaktuar rreth 124 të vdekur që prej ditësh në jug të ish-republikës sovjetike të Azisë Qendrore./ /i.p/
KOMENTE