English

Ministrat E Jashtëm Të Be-Së Diskutojnë Në Luksemburg Për Situatën Politike Në Shqipëri

- Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe situatën ekonomike të Europës - TIRANË, 14 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian diskutuan sot, në Luksemburg, mbi situatën politike në Shqipëri. Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit, Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe Kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker konfirmuan pa dhënë detaje se në këtë takim u diskutua për zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, mes të cilave edhe për situatën politike në Shqipëri. Presidenti i KE-së, Barroso theksoi se vëmendje e veçantë iu kushtua situatës ekonomike në gjithë Evropën. Në këtë drejtim, Kryeministri i Luksemburgut vlerësoi rolin e grupit ekonomik të BE-së në diskutimin e çështjeve më të rëndësishme që shqetësojnë bllokun. "Ne diskutuam për deficitin buxhetor, borxhin publik dhe për gjetjen e të gjitha mekanizmave për të kaluar krizën financiare dhe ekonomike që prek vendet e bllokut", tha Juncker. Ai vuri në dukje se "ka një euro-grup që funksionon si një grupim i Ministrave të Financave të BE-së dhe koordinohet me ekipin ekonomik të KE-së". "Unë besoj se ky grup do koordinohet me të gjitha qeveritë kombëtare dhe ministrat e Financave do të kenë mundësi të bashkëpunojnë lidhur me çështjet ekonomike", tha ai. /f.n/
KOMENTE