English

Ministri I Mbrojtjes, Arben Imami, Vizitë Në Francë

TIRANË, 14 Qershor/ATSH/.- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ndodhet në Francë për një vizite zyrtare, bëri të ditur sot zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes. Pas një vizite pune që bëri më 11 qershor në Bruksel, ministri shqiptar i Mbrojtjes do vijojë vizitën e tij në Paris, ku do të pritet në një takim të veçantë nga homologu i tij, ministri francez i Mbrojtjes, Herve Morin. Gjatë vizitës në Francë, ministri Imami do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të "Salon Eurosatory", ku do të vizitojë disa pavione. Gjithashtu, në axhendën e tij ministri shqiptar do të zhvillojë dhe disa takime të tjera në Francë./a.s//s.s./
KOMENTE