English

MTKRS, nesër konferencë për ligjin mbi artin skenik

Tiranë, 14 qershor, NOA - Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në një konferencë të posaçme të organizuar prej saj, do të marrë nesër në diskutim ligjin e ri për artin skenik, i cili kthehet në një ligj për artin.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të këtij institucioni, sipas të cilëve, nevoja e shndërrimit të këtij ligji erdhi si rezultat i mangësive që u vunë re gjate zbatimit të tij.

Kjo bëri që ministria e Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të mbështetej akoma në VKM-në e vitit 1993, apo 1994, pra tepër të vjetëruara dhe me një koncept jo të standartizuar me kohën.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se ligji i ri përfshin brenda tij dhe dy institucionet si Cirku Kombëtar dhe atë të Estrades nën emërtesën Teatri Kombëtar i Komedisë.

n.e/NOA

KOMENTE