Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 14 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme, e hënë 14 Qershor 2010.
Gazeta "Koha Jonë"
PD : OPOZITA DY QENDRIME PËR RREGULLOREN
Deputeti demokrat Eduart Halimi, tha dje se socialistët nuk kanë asnjë vërejtje në Këshill.
Partia Demokratike do të votojë ditën e enjte ndryshimin e rregullores së Kuvendit, në mënyrë që vota për kandidatët në gjykatë të jetë e hapur dhe procedurat e shqyrtimit të tyre më të detajuara.
Tituj të tjerë;
Elbasan , arrestohet shefi i "Task Forcës",përdori identitet fals
Pishinat, Higjena nis inspektimin në Tiranë dhe në rrethe
Çfarë përkthehet sot nga letërsia shqipe dhe pse?
Gazeta "Integrimi"
OPOZITA TË REFLEKTOJË NDAJ MESAZHEVE QË JAPIN INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE
Zëvendëskryetari i LSI e quan jo serioz qendrimin e Partisë Socialiste ndaj deklaratave të Presidentit të Anasamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Mevlut Cavushoglu.
Tituj të tjerë
Rriten eksportet e prodhimeve bujqësore në Jug të Shqipërisë
Kreu i Zyrës Ndërkombëtare të Punës : Duhet të përqendrojmë fokusin tonë për t'i dhënë fund punës së fëmijëve
Botërori 2010: Gjermania e vetmja ndër ekpiet e mëdha që bind, shkatërron Australinë 4-0
Gazeta " Shqip"
VIZAT, KOMPLIKOHET VENDIMI I BE
Franca rihap diskutimin për çështjen që konsiderohej e mbyllur.
Mbledhja e sotme e Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së,përveç axhendës për diskutimin mbi krizën politike në Shqipëri, pritet t'i rikthehet edhe çështjes së vizave.
Tituj të tjerë;
Halla e Bleonën nën hetim për zhdukjen
A ka vend për idealistët në politikë
Abuzime me tokat në Gjirin e Lalsit.
Gazeta "Shqiptare"
HASMËRITË E VJETRA, EKSPLOZIVI, 2 TË VRARË E TRE TË PLAGOSUR
Policia heton mundësinë e hakmarrjes, viktima Xhevdet Xhebrahimi vrau në vitin 2000 se i ngacmuan vajzën. Mjeku : dy prej të plagosurve kanë djegje, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Tituj të tjerë;
Droga, numërohen 40 mijë përdorues në Shqipëri
Kapet mashtruesi, hiqej si shef i Task- Forcës
Krasniqi: lufta kundër korrupsionit u politizua
Gazeta "55"
RAMA, NJË POLITIKAN I PARALIZUAR
Qershori është një muaj pas vendimesh për PS, qoftë për reformat në Parlament, qoftë edhe për vendimet e vizave , por Edi Rama është krejt i paralizuar politikisht, prandaj po bën çmos që muaji të shtyhet me paqe.
Tituj të tjerë
Ministrat e BE pritet të inkurajojnë sot bashkëpunimin parlamentar të forcave politike
Si ulej vdekshmëria foshnjore gjatë regjimit komunist
Edi Rama tenton të lajë mëkatet kundra natyrës
Gazeta "Panorama"
ZBULOHET KONTRATA 100 MIJË DOLLARË USD ME KOMPANINË AMERIKANE, PËR PS FIRMOS ADMINISTRATORI I BASHKISË
Partia socialiste ka kontraktuar një kompani të njohur amerikane për të promovuar dhe lobuar kauzën e transparencës së saj në shtetet e bashkuara të Amerikës
Tituj të tjerë
Dita e Shna Ndout, 150 pelegrinë në urgjencë
Tumorët, për herë të parë me strategji kombëtare
Sh.B.A, si u vranë në Shqipëri mbi 200 diversantë
Gazeta "Shekulli"
TELEVIZORI BOMBË HEDH FAMILJEN NË ERË
Një bombë e fshehur në televizor ka shkaktuar një tragjedi mëngjesin e djeshëm në Tiranë, duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë
Tituj të tjerë
Reforma , mbyllen 29 spitale
Mbyllen hetimet për ish kreun e Hipotekës
Vlora, ftesë për emocione verore./m.sh/