English

Përfundoi panairi i librit “Prishtina 2010”, Kasoruho i ftuari special

Prishtinë, 14 Qershor, NOA /Milena Selimi - Kapërfunduar edicioni i 12-të i Panairit të Librit që zhvillohet në Prishtinë. Nënjë konferencë për shtyp, organizatori Daut Demaku, e cilësoi si një ngaedicionet më të suksesshme, duke renditur disa nga arritjet më të mëdha.

“Ky edicion i tejkaloi edhe parashikimet tona,ku sipas një sondazhi të bërë nga ne, nuk u prezantuan 1500 tituj të rinj sikishim menduar, por plotë 1720 libra. Ndërkaq u prezantuan 100 shtëpi botuese,duke zhvilluar rreth 50 promovimesh librash si dhe duke shënuar disa përvjetorëtë personaliteteve të mëdhenj të kombit shqiptar, si Nënë Terezës, Anton Çetës,Ramiz Kelmendit, si dhe përvjetori i Zekirja Rexhës, Abetares së Zymit “.

Gjatë këtyre ditëve, Panairi i Librit, ukarakterizua edhe nga takimet me të ftuar specialë, si përkthyesi i mirënjohurAmik Kasoruho dhe Ridvan Dibra.

Sipas organizatorëve, numri i vizitorëve këtëvit arriti shifrën rreth 25 mijë persona ndërsa është vërejtur një interesimshumë më i madh nga ana e të rinjve.

Një takim letrar me përkthyesin dhe shkrimtarine mirënjohur Amik Kasoruho është zhvilluar në ditën e fundit të Panairit tëLibrit. “Të bësh të flasin shqip veprat e huaja, dhe atë shumë mirë, mund tabëj vetëm një mendje brilante si ajo e z.Kasoruho”, kështu e prezantoi DautDemaku, një nga emrat më të njohur të përkthimit Amik Kasoruhon.Përkthyesi i falënderoi për këtëmikpritje, por nënvizoi dy elemente që lidhen me librin e tij “Ikje nga trilliI perëndive”, botuar nga shtëpia botuese”Buzuku” në Kosovë”.

“Kujtimet kanë vlerë kur ato të ndihmojnë qëtë kundrosh të ardhmen, ato mund të jenë të dhembshme, por na bëjnë të mendojmësesi duhet të jetojmë në një botë më të mirë. Si dhe për faktin se ata njerëzqë kanë vuajtur gjatë asokohe janë tolerantë, unë kam bindjen se hakmarrjaështë mohim i drejtësisë”, tha Kasoruho.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE