English

Prokuroria;Ne Gjyq Grupin Prej Kater Vetash Të Akuzuar Për Shitje Narkotikësh

TIRANE, 14 Qershor/- Pas afro 6 muaj hetimesh intensive, Prokuroria e Tiranës i ka përcjellë Gjykatës së Rrethit Tiranë, çështjen penale në ngarkim të shtetasve, Florenc Kasaj, Gentjan Sokolaj, Gerald Shehu dhe Mariglen Nela, të cilët akuzohen për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" dhe "moskallzim krimi". Personat e lartëpërmendur u arrestuan në muajin janar të këtij viti në Tiranë, në një operacion të Policisë së kryeqytetit. Ata u kapën në kushtet e flagrancës ndërsa udhëtonin me një makinë me një sasi prej rreth 3.5 kilogram lëndë narkotike e llojit cannabis sativa. Sasia e drogës së bllokuar mendohet se ishte destinuar për t'u shitur në disa zona të Tiranës. Procesi ndaj tyre pritet të nisë së shpejti. /a.m/s.s./
KOMENTE