Ps: Qeveria Të Bëjë Transparencën E Situatës Ekonomike
TIRANË, 14 Qershor/ATSH/.-Partia Socialiste i kërkoi sot qeverisë që të bëjë transparencën e situatës ekonomike të vendit, e cila, sipas saj, është e rrezikuar.
"Në kushtet ku ndodhet sot ekonomia shqiptare shoqëruar dhe nga masat e gabuara që po ndërrmerr qeveria, rrezikon seriozisht. Mungesa e transparencës së situatës ekonomike, e cila nuk mund të bëhet nga institucione shërbëtore të qeverisë si INSTAT-i, e bën të paparashikueshme të ardhmen e ekonomisë shqiptare. Sali Berisha, sot ka detyrimin të bëjë transparencën e situatës sonë ekonomike", tha në një deklaratë për shtyp deputetja e PS-së, Mimi Kodheli. a.s//n.m/